Ishte mikesha e ngushtë e djalit, që i vdiq në aksident. Ballack konfirmon lidhjen me modelen 25 vite më të re se vetja

27 Shtator 2024
12:10
Alfred Lleshi
back button

Michael Ballack, ish-futbollisti legjendar gjerman 48-vjeçar, konfirmon lidhjen e tij me Sophia Schneiderhan.

Modelja 23-vjeçare ishte shoqe e ngushtë me Emilio, djalin 18-vjeçar të Ballack, i cili vdiq në vitin 2021 në një aksident me motor në Portugali.

Michael Ballack, i cili u divorcua nga Simone Lambe në vitin 2012, dhe Sophia Schneiderhan e forcuan marrëdhënien e tyre pas vdekjes së Emilio.

Së fundi, Sophia ndau një foto me ish-futbollistin e njohur gjerman në Sylt, një ishull gjerman në Detin e Veriut, për të konfirmuar lidhjen e tyre romantike.

Ballack, i cili është 25 vite më i madh se Sophia Schneiderhan, i është përgjigjur postimit të të dashurës së tij duke shpërndarë një zemër (emoji) në Instagram.

Ballack and his late son Emilio

Michael Ballack, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2012, pasi luajti për Chemnitzer, Kaiserslautern, Bayer Leverkusen, Bayern Munich dhe Chelsea, veshi 98 herë fanellën e kombëtares së Gjermanisë, aktualisht është i suksesshëm si komentator televiziv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit