Man City zgjeron Etihad Stadium: numri i kërkesave mbi bileta po rritet! Gjendet zgjidhja ideale

27 Shtator 2024
19:28
Telesport
back button

Ndërsa në anën tjetër të Mançesterit po shkohet gjithnjë e më shumë drejt një Old Trafford të ri, City ka njoftuar një projekt për zgjerimin e tribunës veriore të stadiumit Etihad, të planifikuar për hapjen e tij ne sezonin 2025/26.

Ky projekt ambicioz do të sjellë kapacitetin e stadiumit në mbi 60,000 vende, duke pasuruar më tej përvojën e tifozëve me një sërë opsionesh për ndenjëse, duke përfshirë një zonë të madhe tribune.

“Tribuna veriore” e re jo vetëm që do të rrisë kapacitetet, por do të përfshijë edhe zona të dedikuara për familjet, bileta të rezervuara për tifozët e rinj dhe konkurse të rinovuara.

Këto përmirësime janë rezultat i konsultimeve të gjera me mbështetësit, të kryera gjatë gjithë sezonit 2023/24, për të kuptuar se si të krijohen përvoja me cilësi të lartë që kontribuojnë në një atmosferë fantastike në ditët e ndeshjeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit