Morata: Të vazhdojmë në këtë rrugë, gjithmonë në dispozicion të Milanit

28 Shtator 2024
8:30
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i Milanit, Alvaro Morata, ka folur për DAZN pas suksesit 3-0 në shtëpi, kundër Lecce.

Festa me fëmijët tuaj është e bukur…
“Ishte fantastike të festoja me fëmijët e mi, ata më japin forcën për të shkuar në punë çdo ditë. Sa bukur të isha në gjendje t’i përqafoja ata. Jam shumë i lumtur.

Një falenderim për Theo, që ju asistoi…
Njerëzit mendojnë se asistimi nuk ishte i Theos, sepse ai nuk më kërkon shumë (qesh). Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë.

Surprizuat duke dalë në fushë, duke qenë se para ndeshjes kishit bursit…
Unë gjithmonë vihem në dispozicion, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Pas një fillimi të komplikuar jemi në rrugën e duhur.

Duket se merreni vesh mjaft mirë me Abraham…
Epo, unë e njoh atë prej shumë vitesh, kemi luajtur së bashku te Chelsea. Ai është shumë i fortë, mund të japë shumë më tepër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit