Emerson Royal: Derbi ishte shumë i rëndësishëm për ne. Të luaj me Milanin në Champions, e pabesueshme

28 Shtator 2024
13:36
Alfred Lleshi
back button

Duke folur për “Rede98”, mbrojtësi i Milanit, Emerson Royal komentoi fitoren 3-0 kundër Lecce, të luajtur mbrëmë në “San Siro”: “Ndeshja kundër Interit ishte shumë e rëndësishme për ne. Kur fituam kundër kampionëve zikaltër, tifozët tanë ishin shumë të lumtur. Ishte një derbi special, por ndeshja kundër Lecce ishte më e rëndësishme për vazhdimësinë. Tashmë kemi më shumë besim në vetvete dhe duam të vazhdojmë të punojmë shumë për ta fituar çdo ndeshje”.

Puna personale dhe rritja: “Jam një djalë që gjithmonë beson në veten e tij. Kur ndryshon vend dhe kampionat është pak e komplikuar në fillim, por e di mirë potencialin tim. Kur mbërrita në një klub të ri, njerëzit folën shumë, por sinqerisht nuk më interesonte kurrë se çfarë mendonin të tjerët. Unë e di se çfarë mund të bëj për të mirën e klubit, rritem vazhdimisht”.

Emocioni i Champions League me Milanin: “Të luaja në Champions League me Milanin ishte e pabesueshme, një ëndërr. Kur luajta në Champions League kundër kuqezinjve ndjeva atmosferën magjike të ‘San Siros’ dhe tifozëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit