WADA dërgon në CAS të Lozanës çështjen e dopingut të numrit 1 në botë, rrezikon deri dy vite pezullim

28 Shtator 2024
19:49
Telesport
back button

Çështja doping për tenistin italian Jannik Sinner nuk është mbyllur ende. Ndërkohë që numri 1 në botë luan në turneun e Pekinit, Agjencia Botërore Anti-Doping (Wada) ka apeluar vendimin për pafajësinë e Sinner panë CAS-it në Lozanë.

Numri 1 i botës ishte gjykuar më parë nga gjykata e pavarur e Agjencisë Ndërkombëtare të Integritetit të Tenisit (ITIA), e cila e nxori Sinner të pafajshëm. Ai doli pozitiv dy herë për Clostebol, një substancë e ndaluar, në mars 2024.

Në deklaratën e saj, Wada shprehet: “Agjencia mendon se gjetja e “pa faj ose neglizhencë” nuk ishte e saktë, sipas rregullave në fuqi“. WADA nuk beson në atë që ka thënë sportisti dhe ekipi i tij dhe për këtë arsye ka bërë një kërkesë në CAS për skualifikim nga një deri në dy vjet.

Wada, në kërkesën e saj saktësoi se rezultatet e marra muajt e fundit (përveç 400 pikëve dhe gjysmëfinales së Indian Wells, tashmë të anuluara) nuk do të anulohen. Pra, as triumfi dhe pikët e US Open.

Përqendrimi i Clostebol, i gjetur në urinën e Sinner, u përcaktua si “jashtëzakonisht i ulët” në vendimin e ITIA. Sipas versionit të siguruar nga mbrojtja e Sinner, zbulimi i ilaçit të ndaluar ishte për shkak të një kontaminimi që ndodhi përmes një masazhi pa doreza nga fizioterapisti i tij Giacomo Naldi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit