Real Madrid arriti një fitore të pastër e të thellë 5-0 ndaj Alaves në kampionat, një fitore më së shumti për statistikë, pasi “los blancos” e kanë siguruar prej kohësh titullin kampion.
Protagonist i kësaj sfide ishte Vinicius jr., autor i dy golave. “E vërteta është se jam shumë i kënaqur me ndeshjen, sepse po luanim kundër një rivali të madh, por bëmë mirë që në fillim”.
“Duhet të gjenim një ndjenjë të mire në këtë sfidë për të na motivuar, sepse na duhet edhe një ndeshje për të kurorëzon sezonin. Ajo është finalja e Champions League në Wembley”, tha Vinicius.
“Është nder të vesh këtë fanellë, të luaj para këtyre tifozëve dhe të luaj në këtë stadium. Ëndrra ime si fëmijë ishte të luaja këtu, ndaj doja të fitoja për shumë fëmijë që duan dhe nuk munden, është një motivim”, tha sulmuesi brazilian.
“Jam në momentin tim më të mirë. Tani kemi kohë për t’u stërvitur dhe kjo na jep qetësinë për të bërë një punë të mirë dhe për të arritur në finalen e Wembley në mënyrën më të mirë”, tha më tej Vini Jr.
Duke folur për lidhjen me Bellingham, ai shtoi: “Ne kemi një lidhje të shkëlqyer. Unë gjithmonë them se jam admirues i tij, tifoz i tij dhe bëj gjithçka që është e mundur që ai të përshtatet sa më shpejt me grupin dhe këtë futboll. Jemi të dy të lumtur. Shpresoj që ai të fitojë titulli i golashënuesit më të mirë”.







