Giroud i jep zemër Milanit: Shoh pika të përbashkëta me titullin tim kuqezi

30 Shtator 2024
9:21
Alfred Lleshi
back button

Ish-sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, foli për “Gazzetta dello Sport” dhe, mes shumë temave të prekura, komentoi fillimin e sezonit të kuqezinjve si më poshtë: “Tek Milani ka shumë cilësi dhe përvojë. Maignan, Theo, Leao kanë vite që luajnë në nivelin më të lartë. Ata janë shumë më të pjekur se kur mbërrita unë, mund ta çojnë ekipin drejt një niveli të ri. Derbi? Në fund të tij bëra një video-telefonatë në dhomat e zhveshjes, festuam bashkë”.

Pse Milani duhet të besojë te titulli?
Sepse klubi ka bërë një merkato të madhe. Edhe lojtarët që ishin tashmë atje po luajnë shkëlqyeshëm, si Pulisic. Në një muaj do ta kuptojmë më mirë nëse Milani do të jetë ende në krye dhe renditja do të mbetet e ngushtë. Shoh pika kontakti me kampionatin tim të titullit.

Cila është pika e forte e kuqezinjve?
Sulmi. Unë u largova, por atje u diversifikuan mirë. Morata, Abraham, Rafa, Pulisic, Jovic, Okafor, Chukuwueze, nuk e di nëse ka skuadra në Itali dhe Europë që mund të mburren me një shumëllojshmëri dhe komplementaritet të tillë sulmuesish.

Leao kritikohet për mungesë lidershipi dhe vazhdimësie…
Rafa është një lider teknik, bën diferencën në fushë si Theo. Duhet të kuptojmë një gjë: secili ka personalitetin e vet. Nuk mund ta detyrosh karakterin e një lojtarin, duke pritur me çdo kusht karizëm prej tij. Rafa ka gjithçka, gjëja më e vështirë është të jesh në 100% çdo javë. Varet nga ai, se sa kërkues është nga vetja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit