Milani ka “rilindur”, por duhet kaluar edhe “test stresi” ndaj Leverkusenit

30 Shtator 2024
10:23
Alfred Lleshi
back button

Triumfi (i papritur) ndaj Interit, fitorja bindëse ndaj Lecce; në më pak se një javë Milani është kthyer në rrugën e duhur. Thashethemet për shkarkimin e Fonseca tashmë janë zhdukur dhe vëmendja është përqendruar tërësisht në Ligën e Kampionëve. Të martën, kuqezinjtë do të luajnë kundër Bayer Leverkusenit.

Një sprovë që do të thotë shumë për ambiciet e tyre të vërteta sezonale. Gjermanët e Xabi Alonso, kampionët në fuqi të Bundesligës, janë aktualisht 3 pikë larg kreut të kampionatit të tyre, mbajtur nga Bayern Munich i Kompany, me të cilin barazuan 1-1 të shtunën, në transfertë.

“Aspirinat”, të cilët në debutimin e tyre në Ligën e re të Kampionëve mposhtën Feyenoord-in e frikshëm, nuk do ta lënë fushën hapur. Fonseca e di këtë dhe tashmë po studion kundërmasat e duhura. Wirtz dhe shokët e tij do ta vënë në provë sistemin e ri sulmues kuqezi, i cili duhet të konfirmohet në tërësi nga minuta e parë.

Moduli sulmues 4-2-4, i drejtuar nga Morata dhe Abraham do t’i nënshtrohet një testi të vërtetë stresi. Mbetet për t’u parë se si do të mbahet “Djalli” në mbrojtje, edhe nëse shifrat duket se buzëqeshin në këtë repart. Në paraqitjet e tyre të fundit në Serie A, Gabbia dhe shokët e tij të skuadrës kanë pësuar vetëm një gol (të Dimarco në derbi), duke e mbajtur portën të pastër në dy ndeshje në shtëpi.

Fonseca, i cili synon të paktën të largohet i pamposhtur nga “BayArena” (është thelbësore të mos humbasë pas disfatës në ndeshjen e parë ndaj Liverpool-it), do të duhet të mendojë edhe për udhëtimin e së dielës në Firence. Skuadra, të paktën në mesfushë (dhe tani edhe në sulm, duke pasur parasysh përdorimin e vazhdueshëm të Abraham), nuk është më aq e “gjatë”….

Lajme të tjera

Lajmet e fundit