Portieri i ri i Barcelonës mbërrin në fshehtësi në aeroport, nis vizitat mjekësore, nëser në stadium si… tifoz

30 Shtator 2024
12:25
Telesport
back button

Wojciech Szczesny, portieri 34-vjeçar polak, tashmë ndodhet në Barcelonë. Në orën 10:30 të mëngjesit të sotëm, ish-lojtari i Juventus u ul në terminalin privat të fluturimeve të aeroportit El Prat që vinte nga Malaga.

Pavarësisht pranisë së madhe të gazetarëve, klubi “blaugrana” bëri gjithçka për ta fshehur që askush të mos e fotografonte. Në fakt, sapo ka dalë nga terminali, ka hipur në një furgon me xhama të nerrët, pa u parë apo përgjuar nga askush.

Tani pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të firmosë deri më 30 qershor. Szczesny, të cilin spanjollët e bindën të rikthehej të luante pas tërheqjes nga sporti këtë verë, do të zëvendësojë të dëmtuarin Marc ter Stegen.

Portieri gjerman do të qëndrojë jashtë fushave për tetë muajt e ardhshëm pas këputjes së tendinës dhe më pas iu nënshtrua një operacioni. Edhe pse trajneri Flick tregoi besim total te Iñaki Peña, trajneri i Barçës e bëri të qartë gjithashtu nevojën për të nënshkruar me një portier me përvojë.

Szczesny pritet të jetë në stadium për të ndjekur ndeshjen e Champions League mes Barçës dhe Young Boys të martën në mbrëmje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit