Xabi Alonso “kërcënon” Milanin me finalen e paharrueshme të Ligës së Kampionëve më 2005

30 Shtator 2024
14:41
Alfred Lleshi
back button

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Milanit në Ligën e Kampionëve, trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, foli edhe për finalen e famshme të Stambollit në vitin 2005, kur Liverpool-i i tij ia doli me sukses të përmbyste disavantazhit e 3 golave në pjesën e dytë, pastaj fitoi trofeun me penallti.

A ju kujtohet finalja e Champions League 2005 ndaj Milanit?
Po, ishte moment themelor për karrierën time. Pas 20 vitesh ende flasim për atë natë. Ai i Stambollit është një kujtim i bukur, pastaj dy vite më vonë humbëm kundër Milanit. Sidoqoftë, ajo fitore më 2005 ishte e pabesueshme. Ndodhi 20 vite më parë, tani duhet të mendojmë për sfidën e radhës me kuqezinjtë. Milani është vetë historia e Ligës së Kampionëve, e kam ndjekur gjithmonë. Sacchi dhe Capello kanë pasur lojtarë të mëdhenj, ndërsa përballja me ta është nder për ne.

Çfarë pret nga Milani?
Të luash kundër skuadrave italiane është gjithmonë e vështirë, do të duhet durim i madh me posedimin e topit, sepse kuqezinjtë janë gjithmonë të gatshëm të mbrojnë ulët, por në të njëjtën kohë mbrojnë mirë. Stili i Paulo Fonseca është i qartë, ka një ide dhe modul të përcaktuar. Do të shohim në fushë se çfarë lloj ndeshjeje do të luajmë, duam të jemi protagonistë, jemi gati.

A keni një plan loje paraprak?
Natyrisht që kemi një plan loje, pastaj në 95 minuta çdo gjë mund të ndodhë. E dimë stilin tonë të lojës dhe nuk pres një ndeshje si ajo kundër Bayern Munich. Sidoqoftë, do të jemi gati.

Çfarë sfide prisni?
Ne do të duhet të jemi gjithmonë të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Nuk duam t’i lëmë ata ta dominojnë ndeshjen, kuqezinjtë janë të mirë në kundërsulme. Në ndeshjen e fundit shënoi 3 gola në 5 minuta, ky është Milani. Të gjithë lojtarët e tyre të mëdhenj kanë shpejtësi dhe cilësi, do të jetë një ndeshje e shkëlqyer për ne. Në Champions League, të gjithë kundërshtarët janë të një niveli të lartë.

Çfarë pret nga Morata?
Ai është një lojtar i madh, jemi në kontakt. Alvaro është shumë i pjekur tani, është kapiten i kombëtares së tij, ka grumbulluar përvojë, është konkurrues dhe inteligjent. Shpresoj që ndaj nesh të mos ketë ditën e tij më të mirë.

Çfarë mendoni për Pulisic?
Ai është në formë shumë të mirë, një lojtar i rëndësishëm për Milanin, sepse ka ndikim të fortë në ekip. Qëndron mes linjave, është i shpejtë, por nuk mund të përqendrohem vetëm tek ai, mendoj edhe për lojtarë si Leao apo Morata.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit