Bayer Leverkusen-Milan, ja formacionet e mundshme. Pavlovic rikthehet, Abraham udhëheq sulmin kuqezi

1 Tetor 2024
8:14
Alfred Lleshi
back button

Milani është në kërkim të fitores së tretë radhazi, e para në Champions League 2024-2025, ku do të jetë i angazhuar sot për xhiron e dytë. Në fakt, kuqezinjtë, këtë mbrëmje do të jenë mysafirë të Bayer Leverkusenit, kampionëve në fuqi të Gjermanisë, që e kanë nisur në mënyrën më të mirë aventurën europiane. “Aspirinat” mundën Feyenoordin 4-0 në “De Kuip”.

Një rezultat ndryshe nga ai i Milanit, i cili do të dëshirojë të fshijë disfatën 3-1 që pësoi në debutimin e vet në “San Siro”, ndaj Liverpool-it. Në Bundesligë, megjithatë, një barazim i shkëlqyer erdhi në fundjavë për Bayer, i cili i rrëmbeu një pikë ndaj Bayern Munich, pas barazimit 1-1 në “Allianz Arena”.

Si vjen BAYER LEVERKUSEN – Xabi Alonso ende duhet të aplikojë 3-4-2-1 e tij. Në portë Hradecky, mbrojtja përbëhet nga Hincapié, Tah dhe Tapsoba. Andrich dhe Xkhaka në mesfushë, me Grimaldo dhe Frimpong në dy korsitë anësore. Më tej, Wirtz dhe Terrier duhet të startojnë në mesfushën sulmuese, duke mbështetur sulmuesin e vetëm Boniface.

Si vjen MILANI – Fonseca konfirmon sërish 4-2-3-1 e tij. Në portë Maignan, Pavlovic zë vendin e Tomorit, së bashku me Gabbia, ndërsa Calabria dhe Theo Hernandez do të “patrullojnë” krahët. Fofana dhe Reijnders planifikohen në “dhomën e kontrollit”, me Loftus-Cheek si mesfushor sulmues dhe Pulisic e Leao në krahë. Tammy Abraham do të jetë në majë të sulmit, ndërsa Morata duhet ta fillojë nga pankina për shkak të problemeve fizike që ka shfaqur.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit