Totti lavdëron Fonseca: Po flasim për një trajner të madh, e ktheu Milanin në “shina”

2 Tetor 2024
9:20
Alfred Lleshi
back button

Francesco Totti flet sërish. Ish-sulmuesi, simbol i Romës, ishte prezent në qendrën “Bruno Conti” në Anzio. Gjatë reflektimeve të tij u ndal edhe në momentin e Milanit dhe te trajneri kuqezi, Paulo Fonseca:

“Milani ka rilindur pas fitores me Interin. Derbi i ka dhënë një shtysë shtesë, konstatoj energji plus te lojtarët. Fonseca? Për mua është një trajner të madh. Sigurisht, Milani nuk të jep shumë shanse. Nëse bën një gabim nuk ke shanse të tjera, por ai e ka kthyer situatën dhe ka vendosur gjithçka në ‘shina’. Kuqezinjtë po bëjnë një përparim i mirë”.

Inter-Crvena Zvezda, a mund të kenë probleme zikaltrit?
Të gjithë janë mësuar që Interi të fitojë çdo ndeshje, hapi i parë i gabuar krijon pakënaqësi dhe probleme në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, mendoj se Inzaghi, skuadra dhe klubi kanë perspektiva të mëdha.

Sa shumë varet Interi nga Lautaro?
Po flasim për një nga futbollistët më të mëdhenj në botë. Në rolin e vet është vendimtar, pikë referimi për të gjithë. Pastaj është edhe kapiten, Interi ka nevojë për të.

A e keni parë fillimin e Juric në stolin e Romës?
E filloi me këmbën e djathtë, dy fitore dhe një barazim. Të gjithë e dimë se Roma është një klub i veçantë dhe kërkues, shpresojmë që të ketë ecuri të mirë si në kampionat, ashtu edhe në Europë.

A i kuptuat ndjenjat e De Rossit pas shkarkimit të tij?
Po, siç i kam ndjerë edhe më parë. Me të flas edhe për jetën private, jo vetëm futbollin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit