Milaim Zeka ka dhënë një mendim ndryshe lidhur me organizimin e Kampionatit Europian U21 në Shqipëri dhe Serbi në formën e bashkëpunimi. I ftuar në programin “Procesi Sportiv”, gazetari i njohur nga Kosova renditi disa arsye se përse është pro këtij organizimi në vitin 2027.
“Unë jam i Prishtinës dhe Tiranës. Dua të nisem nga zero. Për lirinë e Kosovës ka menduar Shqipëria, sepse armët e para erdhën nga Shqipëria, refugjatët i pranoi Shqipëria fukara”.
“Ka njerëz në Kosovë që flasin shqip dhe shohin ëndrra serbisht dhe zhvillimi i tyre kalon nga Beogradi, jo Tirana. Këta shpikën kombin kosovar dhe nuk pranojnë gjuhën shqipe me dy dialekte”.
“Duke menduar se çfarë i ka bërë Franca Gjermanisë apo duke marrë Danimarkën me Suedinë dhe sot duke parë bashkëpunimin e tyre, unë jam pro këtij organizimi Shqipëri-Serbi”.
“Kam humbur nënën dhe 120 njerëz të mi prej serbëve, por këtë mendim kam. Nuk është koha të shesim pordhë patriotike, por të bëjmë gjëra për atë që na bashkon”.