Rodri është mungesa e madhe e këtij viti futbollistik te Manchester City. Emri i tij është lakuar gjithashtu si fitues i mundshëm i “Topit të Artë”.
Trajneri Pep Guardiola po e vuan dëmtimin afatgjatë të spanjollit, por ka disa opsione. Ata janë Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan dhe John Stones.
Kur u pyet nëse ai është gati të mbulojë Rodrin, John Stones është shprehur pozitivisht. “Nëse Pep ma kërkon, jam 1000% gati. Kam luajtur si mesfushor disa herë gjatë dy viteve të fundit dhe më ka pëlqyer”.
“Çfarëdo pozicioni që më kërkohet të luaj, do e bëj, sepse e di se çfarë kërkohet nga trajneri. Uroj që ky sezon të shkojë mirë dhe të shkojmë në finalen e Champions League”, ka thënë Stones.