ADIDAS ndihmon klubin! Bayern tenton dy mbrojtës krahu të kalibrit botëror

2 Tetor 2024
16:36
Telesport
back button

Drejtuesit e një prej sponsorëve historikë të Bayern, Adidas, kanë dhënë një sinjal në mbledhjen e kryesisë së klubit për merkaton e verës së ardhshme.

Adidas është gati të mbështesë financiarisht klubin me një kontratë të përmirësuar sponsorizimi, nëse skuadra këtë vit ka sukses në Champions League. Bëhet fjalë për një rritje me 28 mln euro në vit më shumë krahasuar me kontratën ekzistuese.

Këto para do të shkojnë kryesisht për merkaton. Bayern aktualisht e ka objektivin te një mbrojtës i majtë, aty ku pritet të vuajë mungesën e Alphonso Davies, i destinuar të transferohet me parametra zero te Real Madrid.

Plani A është mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez. Ai kushton 80 mln euro, por Bayern mund të negociojë për një shifër më të ulët. Opsion me parametra zero dhe maksimumi 15 mln euro komision është Robertson i Liverpool. Ai po mendon largimin nga klubi anglez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit