Gazetari i Telesport rrëfen prapaskenat e bashkëpunimit Serbi-Shqipëri për Euro 2027! “Lindi nga Kryeministria…”

2 Tetor 2024
20:19
Telesport
back button

Tema më e nxehtë e momentit mbetet organizimi i Europianit 2027 të moshave Under-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, një bashkëpunim që ka ndezur gjakrat dhe që sigurisht me të drejtë ka kthyer të gjithë kundër vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për t’i shtrirë dorën federatës serbe për këtë event duke qenë se duhen 8 stadiume për të përballuar eventin.

Gazetari i Telesport, Anton Cicani, i ftuar nga emisioni sportiv më i ndjekur në Kosovë, në TV Dukagjini, “Dueli Sportiv” ka raportuar informacionet e tij mbi çështjen në fjalë duke parashtruar një kronologji të asaj që nisi shumë më përpara dhe të asaj që pritet të ndodhë, madje duke zbuluar dhe se finalja e eventit (nëse në dhjetor do të zyrtarizohet dhe nëse nuk do të ketë bojkot) do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit