EUROPA LEAGUE | Lazio me poker, Tottenham cinik! Man United tragjikomik, ekipet e Stambollit zhgënjyes. Roma provon humbjen me Juric (Rezultatet+Renditja)

3 Tetor 2024
23:46
Telesport
back button

Europa League mbylli sonte ndeshjet e javës së dytë të kalendarit tashmë të ditur të formatit të ri, si Champions League, ku çdo skuadër do të luajë ndeshjet e saj dhe në fund do të jetë me grumbullim pikësh dhe renditje e përgjithshme.

Bie në sy fitorja e dytë e Lazios dhe me rezultat shumë pozitiv, pasi djemtë e Barones fituan 4-1 ndaj ekipit Nice të Francës, ku Tati Castellanos ishte protagonisti absolut me dy gola dhe një penallti të fituar. Sukses edhe për Tottenham në fushën e Ferencvarosit në Hungari. Sarr dhe Johnson autorët e golave për “Spurs”.

Hlozek me dy golat e tij i dha Hoffenheim fitoren ndaj Dinamo Kiev, teksa Sociedad u mund nga Anderlecht në Spanjë me rezultatin 1-2. Barazim 2-2 për Galatasarayn e yjeve në fushën e Rigas. Për ekipin turk shënuan Mertens dhe Akgun.

Ajax barazoi me Slavia Praga edhe pse holandezët luajtën me një më pak. Inaki Ëilliams shënoi për Bilbao me asist të Nico Ëilliams ne fitoren 2-0 ndaj AZ Alkmaar, kurse Besiktas humbi brenda në Stamboll 1-3 ndaj Frankfurt. Ernest Muçi dhe Rashica e nisën nga minuta e parë por nuk lanë gjurmë. Ciro Immobile humbi penallti.

Elfsborg mundi Roma-n 1-0 duke i shkaktuar humbjen e parë trajnerit Juric. PAOK u mund 0-1 në fushën e tij nga Steaua kurse Lyon shkatërroi Rangers 4-1 në Skoci me Lacazzette dhe Fofana të papërmbajtshëm. Bajrami luajti 81 minuta por pa gjurmë.

Manchester United zhgënjeu në transfertë ndaj Portos teksa vetëm një gol i Maguirre në fund shmangu humbjen në një ndeshje ku Djajtë e Kuq e nisën 0-2 me golat e Rashford dhe Hojlund por “stuhia” Porto i shënoi 3 gola me Omorodion protagonist.

Fenerbahce e Mourinhos barazoi 1-1 në fushën e Twente.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit