Lampard: Do të isha i çmendur po të thoja se nuk dua të bëhem trajner i Anglisë

4 Tetor 2024
8:20
Alfred Lleshi
back button

Pas lamtumirës së Gareth Southgate, stoli i kombëtares angleze iu besua Lee Caarsley, i cili mori shumë kritika në ndeshjet e tij të para në Ligën e Kombeve. Pozicioni i trajnerit të Anglisë sigurisht nuk është i thjeshtë, sigurisht që është shumë delikat, por cili ish-futbollist anglez, tani trajner, nuk do të bënte gjithçka për ta marrë përsipër. Gjithashtu e ka këtë ëndërr të madhe edhe Frank Lampard.

Pa stol që nga lamtumira e tij me Chelsea, ish-legjenda e Bluve foli për këtë në një intervistë për “The Sports Agent”: “Si një ish-futbollist anglez që ka luajtur më shumë se 100 herë me kombëtaren dhe si një anglez, i cili është shumë krenar për karrierën, padyshim që skuadra e Anglisë është diçka e pabesueshme, në të cilën nuk kisha menduar të luaja kaq shumë herë”.

Lampard më pas foli edhe për mundësinë që të bëhet trajneri i “Tre Luanëve”: “Tani si trajner, e dini, mendoj se do të isha i çmendur po të thoja: Oh jo, nuk do të isha kurrë i interesuar. Padyshim që kjo është në dorë të Federatës. Nëse ata më kërkojnë, do të bëj atë që duhet të bëj. Mendoj se mund t’i shtoj vlera në çfarëdo mënyre kombëtares së Anglisë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit