Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.
Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi. Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë, me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre. Grupi kuqezi për këto dy ndeshje pritet të jetë i plotë të hënën, më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.
Sikurse duket nga emrat, Elhan Kastrati ka zëvendësuar Simon Simonin. Në anën tjetër mbrojtja ka shtuar forcat me Arlind Ajeti. Në mesfushë mungon Medon Berisha për shkak dëmtimi, ndërsa është thirrur për herë të parë Adrion Pajaziti. Po ashtu rikthehet Ernest Muçi. Sulmi sheh sërish Uzunin dhe Dakun, të cilët zëvendësojnë Brojën dhe Manajn, të dëmtuar. Në anën tjetër Agim Zeka dhe Sebastjan Spahiu nuk e kanë kaluar “klasën”.