Ibrahimovic i dhuron vetes një Ferrari të pabesueshëm me më shumë se 1000 kuaj fuqi për ditëlindjen e 43-të

5 Tetor 2024
8:20
Alfred Lleshi
back button

Është shtuar një Ferrari i ri në garazhin e Zlatan Ibrahimovic. Ish-ylli i futbollit festoi 43-vjetorin e lindjes së fundi dhe vendosi t’i bënte një dhuratë vetes. Si një adhurues i mirë i makinave sportive, konkretisht i Ferrarit, suedezi vendosi të shtojë në koleksionin e vet një tjetër super makinë sportive të markës italiane.

Modeli që ka zgjedhur kësaj here ka qenë Ferrari SF90 XX Spider, i cili ka më tepër se 1000 kuaj fuqi dhe kushton shumë. Ajo është prodhuar në “Maranello”. Ish-qendërsulmuesi suedez ka afeksion të madh për modelet sportive të markës “Prancing Horse”. Gjatë aktivizimit të tij të gjatë me skuadrat italiane, ai shpesh ka shfaqur shumë nga Ferrarët e tij.

Të gjithë e njohin personalitetin e Zlatan dhe mënyrën se si i e prezanton blerjen e tij të reja. Pra, nuk ka befasuar shumë edhe kësaj here, sepse është në stilin e tij të pastër. Ai ka shpërndarë një foto në Instagram, me mesazhin “Gëzuar ditëlindjen Zlatan”, ku shihet SF90 XX Spider tërësisht i zi, i personalizuar, me një “insert” të kuq në kapuçin e përparmë.

Makina u lançua në treg në vitin 2023 dhe ishte një variant i SF90 Stradale. Megjithatë, XX rrit fuqinë dhe e çon atë në një kuotë mbresëlënëse prej 1030 kuaj/fuqi, me 770 Nm çift rrotullues. Motori i tij është V8 biturbo, i shoqëruar në mënyrë perfekte nga sistemi hibrid elektrik që ka. E gjitha kjo do të thotë se SF90 XX Spider mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 320 km/h.

As starti i saj nuk lë askënd indiferent. Në vetëm 2.3 sekonda, makina sportive në fjalë është në gjendje të përshpejtojë nga 0 në 100 km, një përshpejtim më i lartë se ai i një makine të Formula 1. Pa e ditur se sa mund të kenë kushtuar, bashkë me të gjitha personalizimet, Ferrari SF90 CC Spider nis nga një çmim prej 850 mijë euro.

Ibrahimovic është një fans i vërtetë i markës italiane të makinave sportive. Në garazhin e tij ka Ferrari të shumtë si Monza SP2 të zezë, një Daytona SP3 të bardhë me 840 kf dhe kushton 2.3 milionë euro, një Barchetta me vlerë 1.6 milionë euro, një 812 Competizione, një Berlinetta tradicionale atmosferike V12 me 830 HP. Ndër shumë makina të tjera, tani garazhit të suedezit i bashkohet edhe Ferrari SF90 XX Spider.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit