Belgjika nuk e thërret sërish Lukakun, trajneri shpjegon zgjedhjen e përbashkët: Nuk mund të luajë ende 90 minuta

5 Tetor 2024
7:50
Alfred Lleshi
back button

Romelu Lukaku nuk është përfshirë sërish në listën zyrtare të Belgjikës për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Sulmuesi i Napolit do të shfrytëzojë pushimin ndërkombëtar për të përmirësuar më tej formën e tij fizike.

Trajneri Tedesco foli në konferencën për shtyp edhe për situatën e “Big Rom”, pas shpalljes së listës së lojtarëve për ndeshjet kundër Italisë dhe Francës. Zgjedhja për të qëndruar në Campania dhe për të punuar me Conte ishte e Lukakut, i cili preferoi të sakrifikonte Belgjikën për të gjetur veten fizikisht, pas një vere të kaluar duke pritur telefonatën e De Laurentiis.

Ka një përgatitje të tërë për t’u rikuperuar dhe Tedesco e di këtë. Ndryshe nga De Bruyne, trajneri i kombëtares belge shpreson ta ketë Lukakun në kampin stërvitor, në nëntor. “Djajtë e Kuq” do të luajnë në shtëpi kundër Italisë dhe jashtë kundër Izraelit (në një fushë neutrale).

“Sa për Lukakun, do të shohim, shpresoj ta kem atë në nëntor, – tha trajneri italian në konferencën për shtyp. – Varet nga ai, do të jetë vendimi i tij. Varet se sa në formë është, padyshim që për momentin nuk mund të luajë 90 minuta”.

Prandaj, gjendja fizike e Lukakut është arsyeja kryesore e mungesës së tij në listën e Belgjikës. Trajneri Tedesco sqaroi: “Romelu u transferua te Napoli shumë vonë, merkaton e verës, dhe ende nuk e ka gjetur veten mirë. Prandaj kërkoi të punonte individualisht në klub dhe të hidhte hapat e mëtejshëm drejt formës optimale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit