Skuadra e podkastit Versus, së shpejti në rrugët e Tiranës! Prisni lajmin!

4 Tetor 2024
18:06
Telesport
back button

Bëhuni gati, miq të Telesport! Këto ditë do të lexoni një njoftim nga faqja jonë zyrtare në Instagram, ku do t’ju ftojmë për një takim në qytetin e Tiranës.

Djemtë e podkastit Versus do të jenë në një nga hapësirat publike të kryeqytetit në dispozicionin tuaj, me mikrofon dhe kamera, për të xhiruar momente të këndshme me secilin prej jush.

Antoni dhe Denisi do t’ju bëjnë pyetje, do t’ju ngacmojnë për skuadrat e zemrës dhe do të pranojnë sugjerimet tuaja për episodet në vijim. Nëse dëshironi, mund t’i kritikoni për qëndrimet e tyre (me apo pa tifozllëk).

Këshillat na bëjnë mirë, sepse duam të përmirësohemi dhe të rritemi gjithnjë e më shumë. Objektivi ynë është që të bashkojmë sa më shumë futbolldashës. Ky podkast është vetëm për ju.

Së shpejti, në rrugët e Tiranës…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit