Pas vendimit “Diarra”, reagon FIFA: “Gjykata e BE-së vë në dyshim vetëm 2 nene të rregullores së transferimeve”

4 Tetor 2024
18:51
Telesport
back button

FIFA shprehu mendimin e saj edhe për vendimin e publikuar sot nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian, e cila vendosi se disa nga rregullat e organit drejtues të futbollit botëror, ndër ato që përfshihen në “Rregulloren për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve”.

E BUJSHME | Merkato e shit-blerjeve rrezikon të zhduket, FIFA dret kolapsit pas rastit “Diarra” te Bashkimi Europian

“FIFA ka marrë parasysh vendimin e lëshuar sot nga Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian në lidhje me rastin e lojtarit Lassana Diarra”, thuhet në një shënim zyrtar nga organi drejtues i futbollit botëror, lidhur me një temë që mund të sjellë një revolucion i vogël në sistemin e transferimit.

Megjithatë, FIFA tha se ishte “e kënaqur që ligjshmëria e parimeve kryesore të sistemit të transferimeve është rikonfirmuar nga vendimi i sotëm. Vendimi vë në pikëpyetje vetëm dy paragrafë të dy neneve të Rregullores së FIFA-s mbi statusin dhe transferimin e lojtarëve, të cilat gjykata kombëtare tani është e ftuar t’i shqyrtojë.”

“FIFA do të analizojë vendimin në koordinim me palët e tjera të interesuara përpara se të komentojë më tej”, përfundoi organi i kryesuar nga Gianni Infantino.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit