Çështja Harry Kane prek të gjithë në Gjermani, veçanërisht pasi ka përjetuar një sezon si ai i fundit, i cili ishte një dështim pothuajse në të gjitha frontet. Pritet shumë nga sulmuesi anglez, por, pavarësisht se golat vijnë si zakonisht, shumë nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij: më shumë se një herë ai është akuzuar si i padukshëm në fushë në ndeshjet që kanë rëndësi dhe se nuk shënon kur kundërshtari rritet ne nivel.
Është një etiketim që iu bë atij në disa raste, pavarësisht se Bayern Munich ka luajtur shumë pak përplasje direkte. Kane ka shënuar tashmë 10 gola në 8 ndeshje në të gjitha garat, një mesatare e denjë për titullin e sulmuesit më të mirë, por ka ende diçka që nuk i bind tifozët dhe profesionistët në Gjermani.
Dy ndeshjet e marra për të mbështetur këtë tezë janë përplasja e drejtpërdrejtë në kampionat kundër Bayer Leverkusen dhe ndeshja e Champions League e humbur kundër Aston Villas. Padyshim që anglezi nisi të dyja herët, por u kthye në shtëpi me zero gola të shënuar dhe vetëm një pikë, rezultat i barazimit ndaj rivalëve të tij në Bundesligë. Kaq mjafton për të vënë në pikëpyetje investimin 100 milionë euro të bavarezëve mbi një vit më parë.
Për shumë, Kane shëtit nëpër fushë në ndeshje të rëndësishme, ku nuk ka shënuar asnjë gol deri më tani dhe nuk arrin të ndikojë kur skuadra ka nevojë për të. Në Sky Germany, ish-futbollisti gjerman Dietmar Hamann ishte shumë i ashpër me të, duke përdorur një frazë që kritikon fillimin e sezonit: “Ai nuk u ble për të shënuar një hat-trick kundër Darmstadt. Ai u ble për të shënuar kundër Leverkusen dhe Aston Villa dhe për të shënuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.
Një fjalim shumë tregues që mund t’i krijojë shumë probleme Kane në të ardhmen nëse kjo mungesë golash ndaj skuadrave të mëdha vazhdon edhe më gjatë.