140 milionë euro në sezon, gati marrëveshja e frikshme falë Yamal

5 Tetor 2024
15:09
Denis Hakanaj
back button

Lamine Yamal do të jetë imazhi i ri i Nike.

Siç shkruan Marca, talenti i ri i Barcelona-s do të mbyllë një marrëveshje dhjetëvjeçare sponsorizimi me kompaninë e njohur në ditët në vijim.

Nike do t’i paguajë Barçës rreth 140 milionë euro në sezon, negociatat tani janë në një fazë të avancuar, por disa detaje përfundimtare mbeten ende për t’u përcaktuar.

Klubi Blaugrana fillimisht kishte menduar për opsionin Puma dhe më pas vlerësoi një markë të mundshme veshjesh sportive, por në fund Nike duket se e ka fituar garën.

Në arkën e klubit katalanasit duhet të hyjnë menjëherë 150 milionë euro dhe më pas 125 milionë në vit.

17-vjeçari, pasi tërhoqi drejt suksesit kombëtaren spanjolle në kampionatin e fundit europian të zhvilluar në Gjermani, ka bërë edhe një start të shkëlqyer këtë sezon në radhët e Blaugranas.

Ai tashmë ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë pesë asiste në dhjetë paraqitje këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Flick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit