Neymar, dëshira e fundit kushton 8 milionë euro

6 Tetor 2024
9:19
Denis Hakanaj
back button

Neymar thuhet se do të blejë një ishullin privat në brigjet e Brazilit për 8.3 milionë euro.

Neymar ka pasur shumë kohë për aktivitete jashtë fushe pasi pësoi një dëmtim në gju që e la atë larg fushave për gati një vit, dhe duket se ai po e mbush kohën e tij duke blerë prona të reja.

Sulmuesi i Al-Hilal është afër blerjes së Japao Private Island, një strehë tropikale e vendosur jashtë qytetit port të Angra dos Reis, sipas The Sun.

Neymar thuhet se u interesua për të blerë ishullin pasi pronari e uli çmimin e kërkuar me më shumë se 3,5 milionë euro.

Prona prej gjashtë hektarësh përmban një vilë kryesore me dy suita, tre bungalot me pamje nga deti dhe mund të arrihet vetëm me varkë ose helikopter.

Një vizitor shkroi në një përmbledhje në internet: “Pamjet gjithëpërfshirëse të oqeanit dhe peizazhi mistik i ishullit e bëjnë këtë një vend jashtëzakonisht të veçantë për të gjetur pak vetmi”.

Sipas gazetarit brazilian Leo Dias, Neymar planifikon të marrë me qira ishullin me një kosto prej më shumë se 47 mijë euro më vonë këtë muaj për një ‘provë’.

Makthi i dëmtimeve të Neymar është drejt fundit. Braziliani është kthyer të stërvitet së bashku me shokët e tij të skuadrës tek Al-Hilal, megjithëse mund t’i duhet të presë pak për t’u kthyer në fushë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit