Fabrizio Romano: Ju tregoj sa shanse ka Barcelona për të blerë Haaland

6 Tetor 2024
16:53
Telesport
back button

Erling Haaland është ëndrra e madhe e tifozëve të Barcelonës në merkato.

Skuadra katalanase ka një formacion cilësor, por i mungon pjesa fundore dhe më pikante: një sulmues i cili garanton freski totale, ndryshe nga Robert Lewandowski, i cili është në fund të karrierës.

Gazetari Fabrizio Romano ka komentuar shanset që ka Barcelona për blerjen e norvegjezit. “Emri Haaland ka qenë lidhur prej kohësh me katalanasit, por sinqerisht mendoj se spekulimet deri tani kanë qenë sajesa”.

“Do të varet nga Fair Play Financiar dhe se si do të shkojë ky sezon. Mos harroi se është ende fillimi i tetorit dhe duhet ende kohë për të kuptuar kapacitetet e Barcelonës”.

“Klubi deri tani nuk ka bërë asnjë tentativë për Haaland. Ai e ka mendjen vetëm te Manchester City, ju garantoj”, ka thënë Fabrizio.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit