Fonseca, i tërbuar nga disfata në Firence: Çdo kontakt jepet penallti, po e kthejmë futbollin në cirk…

7 Tetor 2024
8:16
Alfred Lleshi
back button

“Nuk dua të them asgjë për penalltitë. Unë e dua futbollin, nuk dua të kontribuoj në këtë cirk. Tani çdo kontakt, edhe më i vogli, është penallti, por futbolli nuk është i tillë”. Fonseca u shfaq i zemëruar pas humbjes së Milanit në Firence.

“Deri më sot kemi bërë mirë, ishte një problem i agresivitetit në mbrojtje, – shtoi trajneri i kuqezinjve për “Dazn”. – Kur humbet dy penallti dhe pëson gola të tillë, është e vështirë të fitosh, edhe nëse krijon shumë mundësi. Është e vështirë t’i shpjegosh golat që pësuam, për mua na mungonte agresiviteti dhe rigoroziteti në hapësirat mbyllëse”.

Për zëvendësimet e Leaos dhe Pulisic. “Për Leaon doja më shumë thellësi me Okaforin, për Pulisic kisha frikë nga problemi i fleksorit që e shqetësoi gjatë javës”.

Mbi lojën, portugezi shtoi: “Zakonisht kemi gjithmonë të paktën 3-4 lojtarë në zonën kundërshtare, por duhet ta rishikoj ndeshjen. Chukwueze hyri mirë dhe krijoi disa raste. Theo u përjashtua me karton të kuq, pas ndeshjes? Nuk e di se çfarë ndodhi”.

Për penalltitë e humbura: “Goditësi i penalltive është Pulisic, nuk e di pse lojtarët ndryshuan mendje. Jam i inatosur për këtë, fola me lojtarët dhe thashë që të mos ndodhë më”.

Në konferencën për shtyp u ndal edhe tek arbitrimi: “Nuk më pëlqen të flas për këtë pjesë, por ky nuk është futboll. Futbolli përbëhet nga kontakte dhe një prekje nuk mund të mjaftojë për të dhënë një penallti.

Mjafton një prekje e thjeshtë, e pamë edhe këtë fundjavë. Dhe më pas bëhemi të gjithë nervozë, gjithçka kthehet në problem. Ky është futboll, jo cirk. Dhe nuk po flas vetëm për penalltinë e dhënë ndaj nesh, por edhe ato që na jepen… Sa penallti shohim në Serie A?”.

Tri penallti të humbura në një ndeshje! Fiorentina mposht 2-1 Milanin

Lajme të tjera

Lajmet e fundit