Kombëtarja humb kapitenin para sfidave vendimtare ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

7 Tetor 2024
9:51
Alfred Lleshi
back button

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për kombëtaren në sfidat e radhës të “Nations League” ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi.

Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në ndeshjen e Champions League, Shakhtar Donetsk-Atalanta dhe pas përfundimit të pjesës së parë nuk zbriti më në fushë. Gjimshiti nuk ishte i grumbulluar me Atalantën edhe në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Genoa.

Stafi mjekësor i kombëtares shqiptare ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me atë të Atalantës dhe është vendosur që Gjimshiti të mos rrezikojë, që të rikuperohet sa më parë dhe të rikthehet sa më shpejt në fushën e lojës.

Lista përfundimtare e kombëtares për këto dy ndeshje është me 23 futbollistë, ndaj trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë vendosur që të mos thërrasin tjetër lojtar në mungesë të Gjimshitit.

Programi mediatiko-stërvitor i kombëtares për dy ndeshjet e tetorit

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 7 tetorit grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë (“Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi”, 14 tetor, 18:00) që do të luhen në transfertë.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë nga nesër, ku do të stërviten deri ditën e enjte e më pas do të udhëtojnë drejt Pragës. Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje të Ligës së Kombeve. Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

E hënë, 7 tetor 2024

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 11:30
  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E martë, 8 tetor 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 16:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E mërkurë, 9 tetor 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 11:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

  • Konferencë për median e dy lojtarëve të Kombëtares në Shtëpinë e Futbollit, ORA 13:00

E enjte, 10 tetor 2024

  • Stërvitja zyrtare në “Shtëpinë e Futbollit”, ora 10:00.
  • Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Epet Arena”, ora 18:30.

E premte, 11 tetor 2024

  • ÇEKI – SHQIPËRI, ORA 20:45, në stadiumin “Epet Arena”, Pragë, Çeki

E shtunë, 12 tetor 2024

  • Seanca stërvitore e Kombëtares, ORA 20:30.

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E diel, 13 tetor 2024

  • Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Mikheil Meskhi ”, në ora 17:15
  • Stërvitja zyrtare në stadiumin “Mikheil Meskhi”, Tbilisi, Gjeorgji në ora 18:00

(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)

E hënë, 14 tetor 2024

  • GJEORGJI – SHQIPËRI, ORA 18:00, në stadiumin Mikheil Meskhi ”, Tbilisi, Gjeorgji.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit