Nga shiriti i kapitenit të Maradonës te refuzimi i Real Madridit dhe “luga” ndaj Van der Sar…, intervista e rrallë e Tottit

7 Tetor 2024
14:18
Alfred Lleshi
back button

Francesco Totti ka dhënë një intervistë për portalin “betsson.sport”, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me disa nga kërkimet më të njohura në Google në lidhje me emrin e tij:

Refuzimi i shiritit të kapitenit nga Maradona…
Sepse në atë rast ishte detyra e tij ta mbante. Maradona ishte historia e futbollit, do të jetë gjithmonë kështu. Edhe kur luante në ‘Olimpico’, ai duhej ta mbante shiritin e kapitenit, sepse është numri një absolut në botë.

Historia me Real Madridin…
Pas Romës, është i vetmi ekip që kam pëlqyer gjithmonë. Për dashurinë e Romës zgjodha të qëndroja gjithë karriërën në ekipin e zemrës, edhe pse kisha pasur mundësinë të shkoja e të luaja atje.

Penalltia ndaj Van der Sar…
Ishte guxim shumë i madh, çmenduri e vërtetë. Në fakt, çmenduria mbizotëronte mbi gjithçka dhe bëra atë “lugën” e bekuar.

Shakaja për Del Pieron, i veshur si shofer tramvaji…
Kemi aq miqësi sa mund t’i tregojmë njëri-tjetrit gjithçka… Problemi është Materazzi, i cili gjithmonë regjistron gjithçka me celularin e tij. Ai dukej vërtet si shofer tramvaji…

Fraza ‘tani kam frikë’…
Një fjali nga ndeshja ime e fundit, e luajtur me Romën. E dëgjova, e mendova, duket normale që pas kaq vitesh konkurrencë, largimi është i vështirë. Dhe frika mbetet.

Cili është De Rossi për ju?
Ai është një nga miqtë e mi më të rëndësishëm. Një person i jashtëzakonshëm, që e do Romën po aq sa unë.

Asistimi për Bolt në Manchester…
Më kujtohet ajo ndeshje në Manchester. Unë pata fatin të luaja me të, pastaj asistimet janë relative. Mjaftoi ta hidhja topin larg, pastaj ai do të arrinte atje. Ishte kënaqësi që pata mundësinë ta takoja.

“Selfie” nën kurbën e ultrasve…
Një nga skenat më të bukura të karrierës sime, e kisha menduar edhe më parë. Për fat të mirë shënova dy gola atë ndeshje dhe ajo skenë do të mbetet përgjithmonë në historinë e derbit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit