“Jemi me fat që e kemi atë, shumë i kënaqur që qëndroi te Manchester City”

7 Tetor 2024
14:30
Telesport
back button

Trajneri Pep Guardiola ndihet me fat që ka Ederson në portë, pasi kishte frikë se braziliani mund të largohej nga Manchester City gjatë verës. Ederson pati mjaft kërkesa nga Arabia Saudite, por në fund qëndroi me “citizens”.

Portieri është një nga të besuarit e trajnerit spanjoll, që së bashku kanë fituar 6 tituj kampionë në Premier League dhe një triumf në Champions League. Ai shpërbleu besimin e trajnerit me një tjetër paraqitje të mirë në kampionat.

Ederson është një figurë e rëndësishme me ekipin tonë. Për fat të mirë nuk u largua. Jemi me fat që e kemi. Shpresojmë që ai të jetë sa më gjatë i lumtur këtu”, u shpreh Guardiola për portierin 31-vjeçar.

Ederson e dinte që nga dita e parë që unë nuk doja që ai të largohej. Asnjë nga ne nuk donte. E vërteta është që oferta e vërtetë nuk erdhi. Ai është portieri i skuadrës që fitoi katër Premier League radhazi, ndaj ka një vlerë të lartë”, tha Guardiola.

Ederson është shumë i fortë. Mund të jetë një ide që ai të largohet një ditë por për momentin është këtu, po luan shumë mirë dhe ai është shumë i rëndësishëm për grupin dhe një lider në fushë”, u shpreh trajneri i City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit