Franca kritikon Mbappe për sjelljen e tij si kapiten, Deschamps e justifikon! “Nuk dyshoj te përkushtimi i tij por…”

7 Tetor 2024
20:16
Telesport
back button

Mungesa e Kylian Mbappé ne listen e Didier Deschamps te Franca (per impenjimet ne Nations League) sigurisht që ngriti disa vetulla lart dhe solli kritika te ashpra. Kapiteni i Francës sapo është rikuperuar nga një dëmtim dhe ishte mjaftueshëm i aftë fizikisht për te hyre nga stoli pasi Real Madrid humbi 1-0 ndaj Lille në UEFA Champions League në mesjavë.

Pas atij momenti, Deschamps njoftoi skuadrën e tij, me një perjashtim të rëndësishëm – Mbappé. Deschamps tha se vendimi është marrë në bashkëpunim me ish-sulmuesin e Paris Saint-Germain dhe klubin e tij aktual, Real Madrid. Megjithatë, ai shtoi se nuk dyshon në “përkushtimin” e kapitenit të tij karshi Les Bleus.

Ndërsa trajneri nuk dyshon te perkushtimi i Mbappé, sulmuesi është kritikuar shumë në median kombëtare dhe gjithashtu nga grupi kryesor i mbështetësve të Francës, Irresistibles Français, i cili tha se natyra e mosveprimit të tij ishte “jo normale, si kapiten”.

Ajo që ka shtuar me shume pakenaqesine eshte fakti se Mbappe luajti me Real Madrid gjithashtu në La Liga para pushimit ndërkombëtar, kundër Villarrealit. Ky aktivizim minon justifikimin për mungesën e Mbappé në skuadrën e Francës e cila e justifikoi se sulmuest i duhej kohë për t’u rikuperuar.

Në një intervistë, të postuar në YouTube të Federates Franceze te Futbollit, Deschamps reagoi keshtu ndaj polemikave. “Unë siguroj që në marrëdhëniet e mia me lojtarët të flas me ta. Sigurisht, gjëja më e rëndësishme për mua është interesi i lojtarit.

E di mirë se ai nuk do të shkojë kundër klubit të tij. Ai gjithashtu nuk dëshiron të shkojë kundër kombëtares së tij. Por në një moment, pas një diskutimi, ju duhet të privilegjoni interesin e lojtarit pa i vështirësuar gjërat”, tha Deschamps.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit