Nuk ka paqe për Barcelonën. Trajneri Hansi Flick nuk pati kohë të shijonte rikthimin e Frenkie de Jong, sepse skuadra e tij humbi sërish një lojtar nga lëndimi:
Bëhet fjalë për sulmuesin Ferran Torres, i dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në La Liga kundër Alaves. Sipas mediave spanjolle, lojtari të mungojë për 5-6 javë.
Ky është njoftimi për shtyp i bërë nga klubi katalanas: “Testet e bëra mëngjesin e sotëm mbi Ferran Torres konfirmuan se ai pësoi një dëmtim muskulor në bicepsin e kofshës së kofshës së djathtë”.
Për sa i përket rikthimit, klubi sqaron: “Koha e kthimit të tij në stërvitje do të shihet në varësi të evolucionit që do të marrin gjërat“.
Ky dëmtim ka bërë që Ferrarn Torres të mos grumbullohet për dy ndeshjet e radhës së kombëtares spanjolle në Nations League.