“Victoria turpërohet kur del me David Beckham në mbrëmjet argëtuese”, prapaskenat e pabesueshme

8 Tetor 2024
10:33
Alfred Lleshi
back button

Probleme të reja në martesën e “Beckhams”. Sipas revistës “Heat”, Victoria po vuan për shkak të një prej hobeve të të shoqit, të cilit i pëlqen t’i ndryshojë veshjet bazuar në atë të disa personazheve të sajuar. Një argëtim për të cilin vetë David kishte folur në të kaluarën:

“Victoria gjithmonë do të qeshë me mua, sepse sa herë që shikoj një shfaqje televizive, shndërrohem në një personazh. Kur shikoja ‘Peaky Blinders’ fillova të vishja gjithçka që kishte të bënte me Peaky Blinders. Pastaj pamë ‘Yellowstone’ dhe unë u futa në stilin e kaubojit…, çka i pëlqeu asaj, mendoj”.

Një burim i afërt me çiftin tha: “Victoria ka qenë gjithmonë shumë krenare për mënyrën se si vishet David. Ajo lumturohet shumë që ish-futbollisti mund të eksperimentojë me pamjen e tij dhe nuk ka frikë të rrezikojë. Në fakt qesh me obsesionin e tij për të imituar me veshje personazhet e ndryshëm televizivë. Ndërsa disa nga pamjet e David funksionojnë mirë, asaj i duket paksa e sikletshme”.

Mesa duket zgjedhjet e reja stilistike të David Beckham po e turpërojnë jo pak gruan e tij. “Victoria-s i mungojnë ditët kur i pëlqente të vishte një kostum stilisti të zgjuar, ose një palë xhinse të reja dhe një bluzë. Disa nga zgjedhjet e tij nuk përputhen me stilin e saj.

Victoria dëshiron që ato të jenë në të njëjtin nivel kur dalin. David merr gjithmonë shumë sugjerime prej saj për veshjet e mbrëmjeve romantike, por është shumë kokëfortë dhe nuk dëshiron t’i thuhet se çfarë të bëjë apo të veshë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit