Deschamps. Ai e do shumë futbollin, i lumtur që Pogba do të luajë sërish

8 Tetor 2024
13:38
Alfred Lleshi
back button

“Jam shumë i lumtur që Paul Pogba do të kthehet të luajë shpejt futboll”. Këtë e ka thënë trajneri i Francës, Didier Deschamps, në një intervistë për televizionin e Federatës Franceze të Futbollit, në lidhje me dënimin CAS i Lozanës ia uli nga 4 vite pezullim për doping në 18 muaj.

“Unë kam folur në telefon me të për shumë kohë, sigurisht gjatë gjithë kësaj periudhe që ka qenë shumë e ndërlikuar për të. Natyrisht, është një lajm shumë, shumë i mirë për të, –  shtoi Deschamps.

– Të paktën sot e di se do të jetë në gjendje të luajë përsëri futboll, duke filluar nga marsi. Do të ketë një periudhë nga janari në mars, në të cilën do të duhet të bëjë punë dhe përgatitje shumë specifike. Është një lehtësim për të, edhe unë jam shumë i lumtur për Pogba.

Sigurisht që është ende një dënim i rëndë, por 18 muaj është më pak i rëndë se 4 vitet e dënimit të parë. Pra, është kjo dritë që po rindizet për të, do të ketë hapa për të bërë, por humanisht është një lajm i shkëlqyer. Ndërkohë, në lidhje me klubin e tij, Juventusin, do të ketë diskutime, por të paktën e di që në mars 2025 do të kthehet të luajë. Atij i pëlqen shumë të luajë futboll”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit