“Kishte diçka të veçantë”, Yaya Toure injoron Messi-n dhe zgjedh më të mirin me të cilin ka luajtur

8 Tetor 2024
14:55
Denis Hakanaj
back button

Yaya Toure ka zgjedhur Andres Iniesta në vend të Lionel Messit si ish-shokun e tij më të mirë të skuadrës te Barcelona.

Ish-mesfushori pohoi se spanjolli, i cili njoftoi tërheqjen e tij këtë javë, ishte edhe më i mirë se Xavi.

Toure deklaroi se ndërsa Messi dhe Xavi ishin lojtarë të mëdhenj, Iniesta kishte diçka ndryshe dhe ishte një kënaqësi për të që luante me të. Ai i tha GOAL:

“Messi ishte i madh, Iniesta ishte i mirë, Xavi ishte i mrekullueshëm, por unë do të them Iniesta. Ai kishte diçka ndryshe. Të luaja me të, wow! Ishte diçka tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit