Erik ten Hag nuk ka më shans të zgjasë aventurën e tij te Manchester United. Rezultatet flasin kundër tij dhe dikush duhet të mendojë për emrin pasues.
Një trajner i cili gjithmonë është përmendur për stolin e Djajve të kuq është ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane. Ai, mesa duket, ka plane të tjera, gjithsesi.
Ka folur hapur në një intervistë të fundit: “Janë bërë tri vite që prej se kam mbaruar punën te Real Madrid. Atje kam qenë lojtar dhe më pas trajner. Tani dua gjëra të tjera”.
“Dua të shijoj jetën time, të kujdesem për fëmijët dhe nipërit, pasi së fundmi u bëra gjysh. Jeta ime është e përmbushur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”.