Hansi Flick kërkon një mbrojtës të djathtë! Objektivi i tij kushton 25 mln euro

8 Tetor 2024
16:58
Telesport
back button

Pavarësisht se ka Kounde dhe Hector Fort, Barcelona po planifikon të blejë një mbrojtës të djathtë. Kjo, edhe për arsye se Kounde është qendërmbrojtës si rol primar.

Katalanasit kanë kohë që ndjekin Marc Pubill të Almerias. Në verë nuk ishte e mundur për arsye ekonomike. Gazeta “Sport” raporton se plani është shtyrë për vitin 2025.

Emra të tjerë? Padiskutim. Tiago Santos është një prej lojtarëve që po ndiqet te Lille, aty ku luan edhe Jonathan David, i cili në 2025 do të mund të merret si transferim i lirë.

Santos është një opsion që pëlqehet shumë nga drejtuesit katalanas. Për të duhen minimalisht 25 mln euro, edhe pse është vetëm 22 vjeç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit