Barcelona nënshkroi së fundi me portierin polak Wojciech Szczesny për ta patur në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit. Por, lajmi më i fundit është se portieri 34-vjeçar është i gatshëm të luajë në Champions League.
Klubi katalanas ka arritur ta federojë Szczesny për të luajtur në Champion këtë sezon. Polaku do të zëvendësojë Marc-André Ter Stegen, i cili do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë pas dëmtimit dy javë më parë.
Sipas mediave spanjolle, portieri polak do të mbajë fanellën me numrin 25. Problem është se skuadra e trajnerit Hansi Flick do të luajë në Champions vetëm me dy portierë. Të paktën deri në merkaton e janarit.
Në listën A të federimit janë aktualisht Iñaki Peña dhe Wojciech Szczesny. Lista B përfshin Ander Astralaga, Diego Kochen dhe Áron Yaakobishvili. Ndërkohë, Szczesny është regjistruar edhe në La Liga.