Jeta e re e Yamal pas Europianit: Barça, marrëdhënia me trajnerin Flick dhe familjen, presioni dhe objektivat

9 Tetor 2024
9:55
Telesport
back button

Sulmuesi i Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal, ka analizuar situatën aktuale të të dyja skuadrave. Ai ka folur për mediat në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve (Nations League) kundër Danimarkës dhe Serbisë.

Talenti i klubit “blaugrana” i mahniti të gjithë në Euro 2024 edhe pse ishte vetëm 17 vjeç. Në intervistën dhënë “Radio Nacional” ylli i ri ka nxjerrë në pah notat pozitive që ai sheh te Barcelona nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

I lumtur me modelin e lojës dhe lirinë që Hansi Flick u jep të gjithë lojtarëve. Objektivi është fitorja, përndryshe njerëzit nuk do të ishin aq të lumtur“, tha Yamal, që shijon kryesimin e renditjes në La Liga, me +3 pikë nga Real Madrid.

Trajneri ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të gjithë, si me të rinjtë ashtu dhe me veteranët, me ata që luajnë më shumë dhe ata që luajnë më pak. Kjo na bën të ndihemi komod në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë luajmë me besim”, tha Yamal.

Sigurisht që loja e skuadrës është më fizike se vitin e kaluar dhe pavarësisht presionit në fushë përpiqemi të rikuperojmë sa më shpejt. Sidomos duke patur kaq shumë ndeshje”, u shpreh më tej Lamine Yamal.

Kur bëra debutimin tim me Barçën ishte një aventurë ndryshe, por Kampionati Europian bëri një ndryshim shumë të madh. Ndaj, tani gjithçka është më e ndërlikuar për mua në aspektin personal”, tha sulmuesi.

Nuk kaloj shumë kohë me nënën time, me të cilën flas çdo ditë, po ashtu edhe me babin dhe miqtë e mi, të cilëve u tregoj edhe gëzimet edhe problemet”, u shpreh lirshëm në intervistën e tij Yamal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit