Shpë*then mbrojtësi i Napolit: Siguria këtu është zero, kam frikë në shtëpinë time

10 Tetor 2024
8:00
Alfred Lleshi
back button

Shpërthim i ashpër “social” nga mbrojtësi i Napolit, Juan Jesus. Futbollisti ka raportuar, me dy histori të publikuara në Instagram, tentativën për vjedhjen e makinës së tij, e ndodhur gjatë natës pranë shtëpisë ku jeton, në qytetin napolitan.

Braziliani me një video tregoi shenjat e qarta të tentativës së vjedhjes brenda automjetit dhe shkruan: “Siguria zero. Pasi më ndoqën gati një muaj, sonte tentuan të më vjedhin makinën. Sa ndjesi e keqe, më vjen të vjell”.

“Ajo që ndodhi sonte, – vazhdoi ai, – është vetëm ‘qershia mbi tortë’. Gjatë një muaji gjeta 5 gjeolokatorë në makinë. Fakti që këto kriminelë e dinë se ku jetoj, nuk më sjell paqe, më bën të rri me frikë në shtëpinë time.

Fatkeqësisht në një qytet kaq të bukur nuk do të ndihem më kurrë i sigurt. E di që të mirat materiale janë në fund të fundit dytësore, por ta di që një i huaj ka shkelur diçka timen personale, më bën vërtet të neveritem”.

Ky është episodi i dytë i këtij lloji, që përfshin një lojtar të Napolit nga fillimi i sezonit, pas grabitjes së orës së çmuar të David Neres pak pas ndeshjes kundër Parmës.

Juan Jesus, post rabbioso nella notte per il tentato furto dell’auto: “Mi avete pedinato per un mese”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit