Nga Totti te Buffon, çfarë feste për kampionët e botës 2006. Lippi shfaqet shumë i emocionuar (video)

10 Tetor 2024
8:25
Alfred Lleshi
back button

Një ribashkim me aromë globale. Një përfaqësi e madhe e skuadrës që u bë kampione e Botës më 2006 në Berlin u mblodh në Viareggio, në hotelin “Principe di Piemonte”, për të kujtuar suksesin italian.

Nga Francesco Totti tek Alex Del Piero, nga Gigi Buffon te kapiteni Cannavaro, duke vijuar me Zambrotta, Perrotta, Gattuso, Oddo, Amelia, Materazzi, Luca Toni, Pippo Inzaghi e shumë të tjerë.

Lojtarët prisnin ardhjen e ish-trajnerit Marcello Lippi. Ky i fundit, sapo hyri në dhomë, u befasua nga duartrokitjet e ish-lojtarëve të tij. Reagimi i tij ishte spontan. Lippi nuk e fshehu emocionin dhe filloi të përqafonte ish-lojtarët e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit