Mëngjesi në shtëpinë e Ronaldos. Djali: Jam i lodhur, kam fjetur pak”. Babai: “Do të bëjmë një orë pesha”

10 Tetor 2024
8:40
Alfred Lleshi
back button

Nuk përbën asnjë sekret fakti që Cristiano Ronaldo është shumë i vëmendshëm ndaj edukimit që po iu jep fëmijëve të tij, veçanërisht të parëlindurit të tij të dashur, Cristiano Jr: shumë dashuri, por edhe rregulla të ngurta, që formojnë karakterin e tyre.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ua bën të qartë se asgjë nuk duhet marrë si e dhënë, ngaqë babai i tyre është një nga futbollistët më të famshëm (dhe më të pasur) në histori, por mbi të gjitha gjithçka duhet fituar, djersitur, marrë me punë e sakrifica. “Fëmijët e mi e kanë gjithçka të lehtë, por duhet të jenë të përulur. Duhet të punojnë shumë”, – tha pak kohë më parë kampioni portugez 39-vjeçar.

14-vjeçari Cristiano Jr. është një kapitull i ndarë. Ronaldo sheh veten tek ai, djali luan në ekipin e të rinjve të Al Nassr. Babai po përpiqet ta modelojë atë në imazhin dhe ngjashmërinë e tij, si një video që i tregon ata së bashku ndërsa hanë mëngjesin bashkë, sapo zgjohen. Djali është i përgjumur, thotë se është i lodhur, sepse nuk ka fjetur shumë. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” i thotë se do të shkojnë në stërvitje, një orë kardio dhe një orë pesha.

Cristiano Ronaldo in palestra assieme al figlio Cristiano Jr

Ja dialogu mes Ronaldos dhe Cristiano Jr. në mëngjes:

“Po më zë gjumi”, – nis Cristiano Jr., me të atin përballë, në anën tjetër të tryezës së mëngjesit.

Ronaldo: Je i lodhur?

Cristiano Jr: Pak

Ronaldo: A fjete vonë?

Cristiano Jr: Jo, nuk fjeta vonë, por u zgjova herët

Ronaldo: Pse u zgjove shpejt? Për shkak të erës?

Cristiano Jr: Mateo (vëllai 7 vjeç) më zgjoi. Çfarë do bëjmë tani?

Ronaldo: Pesha dhe kardio

Cristiano Jr: Sa kohë?

Ronaldo: Një orë pesha dhe një orë kardio. Janë tri grupe ushtrimesh nga dy minuta, gjashtë sete gjithsej. Dy minuta rikuperim dhe e bëjmë përsëri

Ky është programi i stërvitjes së Ronaldos, i cili automatikisht bëhet edhe i djalit të tij Cristiano Jr., pavarësisht përgjumjes dhe lodhjes. Pamjet më pas i shfaqin të dy në palestrën private të vilës së bomberit portugez, me babain që ndjek djalin e tij teksa bën një seri ushtrimesh për muskujt e shpinës.

“Unë dua t’i jap atij më të mirën, – tha Ronaldo në të kaluarën, duke folur për djalin e tij, Cristiano Jr. – Gjithashtu dua që të vuajë pak si unë për t’u bërë ai që dëshiron të jetë. Ai është gjithashtu shumë i talentuar si futbollist, por dua ta motivoj, ta shtyj përpara,  sikurse kam bërë vetë. Një pjesë e obsesionit tim është të fitoj”.

Një mësim që është më i vendosur se kurrë ta shkruajë në ADN-në e të birit, në mëngjeset e tilla njëri pas tjetrit…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit