Operacion 80 milionë euro, tre klube në garë për yllin e Bundesliga-s

9 Tetor 2024
15:21
Denis Hakanaj
back button

Manchester City thuhet se do të sfidojë Liverpool-in dhe Manchester United për nënshkrimin e Xavi Simons të Leipzig.

Sulmuesi 21-vjeçar aktualisht është në huazim te klubi gjerman nga Paris Saint-Germain dhe do të kthehet në Ligue 1 në verën e vitit 2025.

Sipas Fichajes, Cityzens po kërkojnë të nënshkruajnë me lojtarin holandez.

Ai është një lojtar i gjithanshëm që mund të operojë në krahë, si dhe të luajë në pozicionin e mesfushorit sulmuese.

Edhe nëse Cityzens po mendojnë seriozisht një lëvizje për sulmuesin, ai nuk do të jetë i lirë, me lojtarin që aktualisht vlerësohet me rreth 80 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit