LISTA E DEMTIMEVE – Këto janë datat fikse kur kthehen lojtarët e Barcelonës

9 Tetor 2024
16:22
Telesport
back button

Barcelona e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri futbollistik me trajnerin Hansi Flick, por ka një problem të madh: dëmtimet.

Disa dëmtime kanë ndodhur para ardhjes së teknikut gjerman, ndërsa të tjera në javët e fundit. Lista aktuale e dëmtimeve tregon se situata është e vështirë në “Camp Nou”.

Fermin Lopez – Mesfushori ka probleme muskulore. Ai do të ketë pak kohë për të punuar për rikuperimin e plotë dhe pritet të kthehet në fushë më 20 tetor.

Dani Olmo – Spanjolli, i blerë për 60 mln euro, u dëmtua në fitoren e Barçës ndaj Gironës. Data e mundshme e kthimit: 27 tetor, kundër Real Madridit.

Gavi – Mesfushori mund të bëjë rikthimin e tij të shumëpritur në ndeshjen kundër Sevilla-s. Ai ka patur probleme të shumta me gjurin, por për 10 ditë do të jetë gati.

Araujo – Mbrojtësi nuk ka qenë në gjendje të luajë për Barçën që kur pësoi një dëmtim në kofshë gjatë Copa America 2024, por mund të jetë gati në nëntor.

Ferran Torres – Sulmuesi anësor u dëmtua në ndeshjen e fundit me Alavesin. Ai pritet të kthehet në dhjetor.

Christensen – Qendërmbrojtësi danez nuk ka luajtur asnjë ndeshje deri tani. Ai me siguri që do të jetë gati në janar ose shkurt 2025.

Marc Bernal – Për fatin e tij të keq, mesfushori ka pësuar dëmtim në gju dhe pritet të rikthehet në korrik 2025.

Ter Stegen – Sezoni i kapitenit të Barçës ka mbaruar. Ai do të mungojë për 10 muaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit