Agjenti i Theo Hernandez thyen heshtjen: “Rinovimi? Milani ka 4 muaj që është zhdukur por ato që lexoni janë mashtrime”

9 Tetor 2024
22:11
Telesport
back button

Agjenti i Theo Hernandez, Manuel Garcia Quilon dha një intervistë për ‘TeleLombardia’ për të folur për momentin që po kalon mbrojtësi i Milanit, qe eshte edhe klienti i tij kryesor. Sa i perket te ardhmes, lajmeve per mosrinovim e kerkesa te larta, Quilon ka sqaruar: “Nuk ka negociata, nuk po negociojmë asgjë.

Nuk kemi folur për katër muajt e fundit dhe kur na kontaktuan ne maj-qershor na pyeten: “A jeni te lumtur ketu te Milani?! Dhe ne iu pergjigjem qe jemi te lumtur te qendrojme.  Pas atij kontakti, nuk dëgjova më kurrë prej tyre: nuk kemi marrë asnjë ofertë nga klubi për të rinovuar”.

A është e vërtetë që doni tetë milionë euro per rinovim? “Unë e respektoj punën tuaj, është e qartë. Nuk po flas për shifra. Ka dikush që po përhap këto thashetheme për të forcuar opinionin publik kundër tij.”

Nëse nuk rinovoni deri në qershor, çfarë ndodh duke qenë se ju keni një kontratë që skadon në qershor 2026? “Në futboll gjërat ndodhin shumë shpejt. Ajo që mund të them është se vullneti i tij është të qëndrojë në Milano, por sinqerisht nuk e di. Nëse ai zgjat kontratën, lamtumira e tij nuk do të ndodhë, përndryshe nuk e di. Ajo që mund të them është se Theo është i lumtur në Milano për momentin.”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit