Pasi “rrëshqiti” në fund të hierarkisë sa i perket aktivizimit te Paris Saint-Germain, mbrojtësi sllovak Milan Skriniar nuk po e kalon mire kete moment edhe pse psikoligjikisht spo e vuan. Ai u transferua me parametra zero nga Interi dhe u duk sikur kishte gjetur ate qe kerkonte por gjerat ndryshuan brenda 2 vitesh…
“Mendërisht do të thosha se jam mirë. Nuk jam i kënaqur me këtë situatë, por e vetmja gjë që mund të kontrolloj është puna ime. Duhet të jem gati kur është e nevojshme.
Ka pasur shumë opsione. Më informuan se nuk do të aktivizohesha aq shumë sa sezonin e kaluar. Ishte në fund të transfertave, pra kryesisht për huazimet. Por unë nuk isha në fazën përfundimtare të negociatave me klubet. Më në fund, në një takim me drejtuesit e klubit dhe trajnerin, ramë dakord që do të ishte më mirë për mua të qëndroja dhe të luftoja për shansin tim.
Jam i lumtur që jam në Paris, por më vjen keq që nuk kam më shumë minuta në dispozicion, pranoi ai. Në stërvitje shoh që mund të konkurroj me shokët e mi për nga cilësia.
Ne kemi një grup të madh dhe i inkurajoj ata. Unë pata shansin tim, e shfrytëzova, siç tha trajneri. Unë kam qenë në këtë situatë më parë dhe gjithmonë kam dalë me sukses prej saj. Mendoj se kështu do të jetë edhe tani”.