“Kam luftuar kundër ankthit dhe depresionit, për këtë arsye u largova nga Spanja”

10 Tetor 2024
8:39
Telesport
back button

Alvaro Morata ka vendosur të rrëfehet dhe të flasë për disa nga momentet më të vështira të jetës së tij. Në një intervistë për mediat spanjolle, i grumbulluar në vendlindje për ekipin kombëtar, ai ka treguar gjithçka.

Kur kalon momente vërtet të vështira, si depresioni apo sulmet e panikut, nuk ka rëndësi se çfarë pune bën apo në çfarë situate je. Rëndësi ka vetëm jeta. Ti ke një person brenda vetes kundër të cilit duhet të luftosh çdo ditë dhe çdo natë”, tha Alvaro Morata.

Më tej, sulmuesi i Milan, ardhur këtë verë nga Atletico Madrid, shtoi: “Në fund, për mua ishte gjëja më e mirë të largohesha nga Spanja, sepse ishte një situatë që nuk mund ta përballoja më”.

Marrëdhënia e trazuar mes qendërsulmuesit kuqezi dhe vendit të tij nuk ka qenë asnjëherë sekret. Ai u kryqëzua jo pak edhe pse Spanja e tij u shpall kampione e Europës këtë verë.

Edhe ai vetë kishte shpjeguar së fundmi se një ndër arsyet e ndarjes nga Alice Campello ishte edhe dëshira e saj për të qëndruar në Spanjë. Ndërkohë që lojtari donte të rikthehej në Itali, vendi që e ka “adoptuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit