Di Canio ngre në piedestal Conten: Ai ka lindur për t’i ringjallur skuadrat e vdekura…

10 Tetor 2024
9:13
Alfred Lleshi
back button

“Ai ka lindur për t’i ringjallur skuadrat e vdekura. Historia e tij e thotë këtë. Conte është krijuar për këtë. Ai është trajner unik, dikush që e adhuroj për mënyrën se si arrin t’i shkundë skuadrat e tij. Me siguri, mund ta drejtojë Napolin edhe për të fituar titullin”. Lavdërim i madh për trajnerin napolitan nga Paolo Di Canio, në një intervistë dhënë për “Il Mattino”.

Ish-sulmuesi vazhdon: “Është i pari në klasifikim. Dhe me meritë. U fut në kokën e lojtarëve, i motivoi, është njeriu i fortë që mungonte te Napoli, çekiçi, trashëgimtari i vërtetë i Trapattonit në Itali. Napoli nuk ta vjedh vëmendjen, nuk është estetikisht i bukur, por rezultativ. Nuk mendoj se Conte dëshiron të dallohet me ide të çuditshme, por përmes gjërash të thjeshta”.

Gjithashtu një kritikë, për sa i përket komunikimit: “Mos hidhni ujë në zjarr, duke thënë se ishim të dhjetët. De Laurenttis shpenzoi shumë këtë verë, i solli trajnerit këdo lojtar që donte. Nuk ka pse ta fitojë titullin medoemos, por ka gjithçka për të arritur në mesin e katër më të mirëve, gjë që mendoj se është objektivi i vërtetë i De Laurentiis”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit