Tare, i mrekulluar nga Lazio aktuale: Skuadra më argëtuese në Serie A, isha pranë kalimit te Milani

10 Tetor 2024
10:23
Alfred Lleshi
back button

Gjatë intervistës së tij për “TvPlay”, ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, foli edhe rreth fillimit të mbarë të sezonit për ekipin e Marco Baroni si në kampionat, ashtu edhe në “Europa League”.

Si ju duket Lazio sot?
Kjo Lazio ka shumë cilësi fizike, shumë eksplozivitet. Ka futbollistë që i bëjnë të dyja fazat e lojës në mënyrë të përsosur. Kjo Lazio të bën të biesh në dashuri me të, shpresoj të zgjasë për një kohë të gjatë. Baroni është një person i mirë.

A mund ta marrë Castellanos trashëgiminë e Immobile?
Castellanos mund të futet lehtësisht në një skuadër si ajo e Lazios, ka personalitetin, vendosmërinë dhe dinakërinë e një argjentinasi. Së shpejti do të jemi në gjendje të gjykojmë, sepse duhet ta meritojë të jetë trashëgimtari i Ciro Immobile.

Cili ishte lojtari më i vështirë për t’u menaxhuar te Lazio?
Luis Alberto ka një karakter shumë të fortë, por sapo të gjesh fijet e duhura, ai është një djalë që jep shpirtin brenda dhe jashtë fushës. Ndonjëherë të duhen edhe këto figura, që shkojnë kundër rrjedhës. Pastaj, kur e kuptojnë rëndësinë, ata mund të japin më të mirën nga vetja.

A mund të kishte shkuar te Milani në të kaluarën?
Në kohën e Paolo Maldinit kishte një interes të madh për të më marrë në Milano dhe për të punuar me të. Për arsye të ndryshme nuk ishte e mundur dhe vazhdova te Lazio, sepse ishim në pikën më të lartë të projektit. Mos harroni se ishim pretendentë për të fituar titullin para Covid-it.

Rritja e Simone Inzaghit me Interin…
Interi është një nga 10 klubet në botë që, nëse e drejton, ke arritur kulmin e karrierës. Sidoqoftë, Inzaghi ka shumë kohë përpara në karrierën si trajner. Shpresoj që të qëndrojë tek Interi për një kohë të gjatë. Mendoj se duhet të kuptosh momentin e duhur për t’u larguar dhe për të rindezur dëshirën, për të filluar përsëri nga një projekt i ri. Inzaghi ka treguar se është në mesin e 5 trajnerëve më të mirë në botë, që mund të trajnojnë ekipe të klasit botëror.

Flitet për tratativa tuajat edhe me Edinson Cavani…
Kvaratskhelia ishte një opsion për Lazion para se të shkonte te Napoli. Pse nuk mbërriti? Nuk mund ta them, por është e vërtetë se kishte një mundësi për ta marrë te Lazio. Më vjen keq për Cavanin, sepse kam pasur një marrëveshje me agjentët e tij për ta marrë te Lazio.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit